Paloka sulmon Bashën që në pikë të mëngjesit, Gentian Gaba i nxjerr foton me Agaçin: Revolucioni marshon me "engjëjt" e Ramës

29 Nëntor 2023, 12:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Paloka sulmon Bashën që në pikë të mëngjesit,
Anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba, ka reaguar pas sulmeve të Edi Palokës ndaj ish-shefit të tij Lulzim Basha, (Për takimet e tij me qytetarët në Vlorë, duke e akuzuar si bashkëpunëtorë të Ramës), këtë mëngjes feste.

Gaba nëpërmjet një shënimi në FB shkruan se Revolucioni do ushqim edhe bajat, për të mbajtur edhe ata pak ndjekës që i kanë mbetur në betejën me SPAK.

Reagimi

29 nëntor, mëngjes, ish-nënkryetari i Lulzim Bashës, pës 8 vite, Edi Paloka, gdhihet i frymëzuar për të sulmuar ish-shefin e tij, që për vite e mbante në piedestal, duke ndejtur me thupër në dorë ndaj kujtdo që e sulmonte.

Por tani, kohët janë të liga, revolucioni kundër ShBA-së dhe SPAK-ut, ka nevojë për benzinë, duke kultivuar urrejtje dhe armiq. Duhet luftë permanente. Ushqehet me gjuhën e urrejtjes, me gjysmë të vërteta, me hipokrizi dhe mohim të realitetit.

Por, të përdorësh epitetet e Palokës e të bësh politikë me stilin e tij është shumë e thjeshtë, mjafton të gërthasësh ndaj kujtdo e çfarëdo, sipas interesit të momentit, pa u nxirë, me sa është thënë e bërë më parë. Të bësh politikë si Paloka është të kapësh një foto të tij me Ëngjëll Agaçin (Don Agaçio sipas Berishës, me konotacion mafioz) të shkrepur kushedi se kur e ku, e të thuash me lehtësi fëminore siç bëjnë ata, “ja i shitur tek Edvin Kristaq Rama”. Por kjo nuk është politikë, prandaj dhe Paloka me shokë, janë mbledhur si elefantë në banesën e tyre të fundit, në pritje të këngës së mjelmës së revolucionit të riciklimit.

Nëse Paloka do të ishte ende në politikë, do të përpiqej t’u fliste qytetarëve, për alternativën, për kundër modelin, për mbështetjen e drejtësisë dhe forcimin e marrëdhenieve me SHBA, si partnerë për të fuqizuar kërkesat e opozitës. Por Paloka nuk e bën dot këtë, sepse shefi i Palokës nuk kërkon fitore të opozitës, por mbijetesë dhe monopol në opozitë. Ndaj sulmet, edhe kur nuk i sulmon njeri, i kanë ndaj Bashës, sepse me Ramën dhe “engjëjt” e tij ndajnë shfaqjen e përditshme në mbrojtje të status quo-së…

ide