Pas daljes së dhëndrit të Berishës nga burgu nis zbutja, Paloka: Nuk jam për grevë urie!

21 Nëntor 2023, 15:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas daljes së dhëndrit të Berishës nga burgu nis zbutja,

Vetëm pak orë pas daljes së dhëndrit të Sali Berishës pas ndryshimit të masës së sigurisë në "Arrest shtëpie", duket se ka shenja një zbutje të luftës së "egër" të opozitës Berisha- Bardhi.

Një nga bashkëpunëtorët mé të afërt të Berishës, Ed Paloka, ka deklaruar sot në News 24, se lufta me tymuese dhe flakadanë që bënë dje në parlament e ka kryer misionin e sensibilizimit, ndaj ai tani është kundër radikalizimit të mëtejshëm siç është ideja e grevës së urisë të deputetëve të grupit Berisha-Bardhi.

Pjesë nga deklarata e Palokës:

Ishte bllokuar nga garda edhe podiumi. Kjo është një shkelje skandaloze e ligjit. Kemi kaq kohë që garda hyn në sallë dhe bllokon deputetët pa nisur akoma seanca.

Garda mund të ndërhyjë kur i vihet flaka Kuvendit, sigurisht siç ndërhyri dhe u lejua edhe nga. Çfarë ndodhi më parë? Na kontrolluan edhe fizikisht, disa deputetëve janë hequr dhe rripat e pantallonave. E gjithë kjo se do vinte të fliste Rama, për t’i krijuar mundësi atij që të shante opozitën. U kontrolluan dhe çantat grave dhe e patë sa efekt kishin. Flaka dje ishte simbolike.

Sot jemi në rrugën e duhur si opozitë, jo për të ndalua vjedhjen e tyre, se nuk e ndalojmë dot po nuk u çuan shqiptarët…

Nëse mazhoranca pranon të drejtat tonë kushtetuese, sjellja jonë do jetë ndryshe. Por shqiptarët duhet të dalin, vetëm protestat dhe rrëzimi i kësaj qeveria do të sjell ndryshimin në Shqipëri.

 Për grevën e urisë, është përmendur dhe është propozuar, por unë nuk jam ndonjë tifoz i madh. Nuk jam as kundër, jam tifoz për të bërë gjithçka, por duhet të përcaktojmë një qëllim dhe vullnet për të arritur. Nëse i kemi këto të dyja… ne sot kemi një qëllim. Sigurisht edhe greva ka synim sensibilizimin, se nuk është se do rrëzosh qeverinë. Sensibilizimi mendoj se është arritur dhe duhet të ecim në hapa të tjera për qëllimin, që është rrëzimi i qeverisë. Protesta dhe rezistenca e vazhdueshme e rrëzon qeverinë.

Rama e pa dhe dje që nuk na ndalon dot. Kështu që o t’i thërrasë mendjes dhe të hapë rrugë e të thyejë qafën, ose të presë t’ia thyej qafën shqiptarët.

Protestat do të nisin në momentin më të përshtatshëm.

ide