Pas Kukësit Bardhi&Berisha mbledhin sërish deputetët, tkurret më shumë pjesëmarrja!
Pas tryezës së fundit në Kukës të bashkimit, Bardhi- Berisha, e cila i parapriu humbjes katastrofike në zgjedhjet bashkiake aty, duket se në tryezën e rradhës numri i deputetëve që i ndjekin është tkurrur sërish, deri në 27.
Deputetë që mbështesin ish-kryeministrin Berisha po mbajnë takimin e tyre të katërt, me grupimin e Gazment Bardhit. Padyshim që të pranishëm në këtë takim janë edhe Berisha me Bardhin.
Deputetët opozitarë kërkuan ngritjen e dy kërkesave për Komisionet Parlamentare Hetimore, për çështjen e koncesioneve në shëndetësi dhe për sistemin TIMS. Kujtojmë se ky "bashkim" në sprovën e parë në zgjedhjet për kryebashkiakun e ri të Kukësit, jo vetëm dështoj, por duket se bëri që humbja të dyfishohej me shifra të paprecedenta, 5600 vota më pak se kandidati i PS. Gjithashtu pas këtij takimi ambasada e SHBA doli me një deklaratë të fortë e cila jo vetëm rikonfirmonte nongratën dhe qëndrimin ndaj Sali Berishës, por "këshillonte" çdo politikanë që të mos bashkëpunojë me atë!/ Alfapress.al
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128