
Pas paktit me Ramën për të emëruar deputetët në 2025, Berisha mbulon "atë që nuk thuhet" me "këtë që nuk thuhet": Nuk luftojmë për...

Menjëherë pasi deputetët e tij në Komisionin e Ligjeve bashkuan votat për të mbyllur në 70% të listave të deputetëve në zgjedhjet e 2025 dhe pasi ka parë revoltën e shqiptarëve dhe demokratëve në rrjet për këtë pazar të hapur me Ramën, Sali Berisha gjatë fjalimit në ballkon është përpjekur të mbulojë "atë që nuk thuhet" me "këtë që nuk thuhet".
Duke mos e zënë fare në gojë atë që ndodhi në Kuvend mes të deleguarëve të tij dhe atyre të Ramës, ai deklaroi se "beteja nuk është për një grusht deputetësh dhe dhënien e zgjedhjeve Ramës në tavolinë", ndërkohë që me akt bëri sot në Kuvend.
Berisha: Miq, jeni thirrur ta shohim të vërtetën në sy.
Jeni thirrur të mos i trembemi asaj, por të luftojmë me të gjithë forcën tonë për mbrojtjen, të sakrifikojmë për të vërtetën.
Beteja jonë nuk është kurrë për një grusht mandatesh.
Beteja jonë nuk është kurrë për farsë elektorale.
Do na dënojë historia!
Beteja jonë nuk është kurrë për të firmosur fitoren e grabitur të Edi Ramës.
Beteja jonë është për rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.
Rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve.
Rotacionin e vërtetë politik.
Fitoren e opozitës!
Liria kërkon sakrifica, liria arrihet vetëm me sakrifica.
Fitore, fitore, fitore!

Berisha tregoi se është “non grata”, edhe në Gjermani
ide

Batutaxhiu Rama!

Gjunjëzimi i PD para “Kandidatit për Kryeministër”

Fondet e huaja dhe pala shqiptare
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128