Pas reagimit për bombardimin e Iranit, Tritan Shehu ngre shqetësim për Hungarinë: Ç'janë këta LGBTQ që dalin në paradë?!

29 Qershor 2025, 12:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Pas reagimit për bombardimin e Iranit, Tritan Shehu ngre shqetësim

Deputeti i përhershëm i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, vijon të shqetësohet tej mase për ngjarjet globale, duke mbajtur qëndrime të forta nga facebooku i tij. 

Pas reagimit për bombardimin e bazave nukleare të Iranit, tashmë ai është hedhur në një tjetër shtet, në Hungari, ku ka shprehur shqetësimin e madh për paradën e LGBT që u mbajt ditën e djeshme.  

Në reagimin e tij, deputeti i Gjirokastrës, i sulet "të majtës europiane", që mori pjesë në paradë e Budapestit, të cilën Viktor Orban e kishte ndaluar dhe e quan këtë, një përpjekje për të marrë "protagonizmin e humbur". Ai shton se e majta europiane është e varfër në ide dhe aksione, pra shkurt nuk krahasohet me të djathtën (sidomos me të djathtën shqiptare që përfaqësohet nga Partia Demokratike dhe është plotë ide dhe vizion). 

"Budapest, “Pride Parade” LGBTq- E majta e pa afte europiane, qe kerkon protagonizmin e humbur. Ne Budapest sot jane me qindra eurodeputete, deputete, drejtues partish deri te zv kryministra e ministra te te majtes europiane.
Te gjithe keta, kane lene vendet e tyre, punet nqs kane te tilla te dobishme per te bere sot, dhe jane mbledhur ne Budapest per Paraden LGBTq etj.
Per ta “mbrojtur” ate nga “shtypja” e ligjeve te Hungarise, nje vend demokratik, antar i BE ai!
Duke krijuar ne te vertete “beteja” don kishoteske, per te marre rol e nje protagonizem artificial.
Mbasi kjo e majte ne zbehje te thelle, e mbrejtur nga koncepte populiste, ndesh me traditen, thelbin e jetes, familjes, te egzistences se shoqerise njerezore.
E pa afte qe te dale me opsione reale ekonomike, sociale, te mbrojtjes, sigurise…
Sot kerkon te gjeje rolin ne renie pikiate, reth “flamurit” LGBTq-shenje kjo e keq katandisjes se saj.
Nuk kam asgje kunder manifestimve, dhe te atyre qe kerkojne ta paraqisin si “krenari” nje devijim nga norma, le ta bejne publike kete brenda ligjeve te vendeve sovrane.
Por te kerkosh ta kthesh Budapestin sot ne nje “fushe beteje” per dicka qe ne fund te fundit duhej te mbetej vecse nje ceshtje intime e private e disa individeve…
Tregon sa e varfer ne ide, vizione, projekte, aksione vertet te dobishme, eshte sot nje pjese e gjere e te majtes europiane!", shkruan Shehu. 

Po ndodh...