Pas vendimit të Apelit i GJKKO për masë ndaj Berishës, reagon Këlliçi: Regjimit i ka hyrë në palcë!
Apeli i Posaçëm vendosi masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në muaj për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Përmes një postimi në Facebook, Drejtuesi Politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi shkruan se vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar, është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë!
‘Me vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë! ‘- shkruan Këlliçi.
Në një vendim krejtësisht absurd dhe tërësisht politik, sot Gjykata e Apelit të Posaçëm, vendosi të thërrasë dy herë në muaj Kryetarin e Opozitës dhe PD, Prof. Dr. Sali Berishën!
Vendimi për detyrim paraqitje dy herë në muaj në këtë fazë të procesit, kur hetimet kanë përfunduar, është afërmendsh një qokë politike për Narkoshtetin e parë në Europë!
Regjimi në fakt nuk mund të jepte sërish vendim për arrest shtëpie pasi do ishte diskretitim, por edhe pa asnjë masë nuk mund ta linin Doktorin, pasi do ishte thjesht degjenerim!
Megjithatë, me vendimin e sotëm për tu çmallur dy herë në muaj me Sali Berishën, regjimi tregoi se frika i ka hyrë në palcë!
Nuk do jetë e vonë dita, kur Sali Berisha dhe PD ta fitojë bindshëm edhe këtë betejë [✌????]
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
