PD ankimon në KAS regjistrimin e koalicionit Berisha-Metaj

Grupi i Alibeajt ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë ankimore.
Bëhet me dije se në këtë kërkesë është ankimuar regjistrimin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Gjithashtu theksohet se Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.
Sipas përfaqësuesit ligjor, Indrit Sefa, marrëveshja e koalicionit të Partisë Demokratike, nuk përmban kushtet kur kjo forcë politike apo kryetari i saj, nuk ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në këtë koalicion.
Në konkluzionin e paraqitur nga Sefa, thuhet se marrëveshjes i mungon elementi për përcaktimin e kandidatëve nga secila parti politike.
Në kushtet kur subjekti politik “Komisioni i Përkohshëm i Themelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit”, thuhet në kokluzionin e paraqitur nga Sefa.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


