PD denoncon kryebashkiaken e Dimalit: Administratorët po firmosin vërtetime që shumë qytetarë të votojnë familjarisht

Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj ka denoncuar kryebashkiaken e Dimalit Juliana Memaj se ka detyruar administratorët e njësive vendore që të firmosin vërtetime për shumë qytetarë që të lejojnë votimin familjar. PD thekson se kjo është e ndaluar me ligj dhe se ky vërtetim mund të firmoset vetëm nga eksperti mjeko-ligjor.
Njoftimi nga PD-ja:
Në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor. Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor. Bashkëngjitur dhe vërtetimi i lëshuar në njësinë Poshnje.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
