PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti, Sekretariati i Etikës merr vendimin për kreun e grupit parlamentar të PS

10 Nëntor 2025, 15:02 / POLITIKË ALFA PRESS

PD kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga Parlamenti,

Sekretariati i Etikës në Kuvend ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar nga Kuvendit Taulant Ballën.

Në argument thuhet se që të zbatohet neni 65/ 1 për përjashtim duhet që të jenë dhënë masa të tjera nga kryetari i Kuvendit.

Po ashtu socialistët argumentojnë se Taulant Balla ka kërkuar falje publike po në seancën plenare.

Në kërkesën e firmosur nga drejtuesit e grupit opozitar, PD argumentoi se në seancën plenare të 6 nëntorit, kryetari i grupit parlamentar të PS-së ka përdorur “gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetëve të opozitës”, në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit dhe etikën parlamentare.

Sipas dokumentit, Balla, gjatë diskutimit për miratimin e kalendarit dhe programit të punës së Kuvendit, “ka përdorur shprehje si ‘lehni’, ‘rraca e këtyre’, ‘ta tregoj unë ty’, ‘gënjeshtar’, etj.” të cilat cilësohen si shkelje disiplinore sipas nenit 65 të rregullores së Kuvendit.

 

Po ndodh...

ide