
“PD nuk i njeh zgjedhjet, Ceno Klosi është hajdut me çizme”, Berisha: Për këtë qeveri mandatet janë letra pa vlerë, kthyen Zegjinenë


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për gazetarët lidhur me zgjedhjet e 11 majit si edhe rinumërimin e votave të kandidatëve në disa qarqe të vendit.
Berisha u ndal të rinumërimi i qarkut Fier, nga ku kandidatja Zegjine Çaushi humbi mandatin për 10 vota, duke i dhënë mandatin kandidates Maldrita Bardho. Por kjo e fundit nuk e pranoi mandatin duke ia rikthyer sërish Zegjinesë.
Lidhur me këtë Berisha u shpreh: “E patë si i kaloi asaj tjetrës së i duhet Zegjineja. Shikoni se çfarë janë, nuk ka rëndësi vullneti, nuk ka fare rëndësi qytetari. Qytetarët votuan për atë zonjën tjetër. Brenda 5 orëve mandatin e saj e bënë të paqenë. E kthyen tek Zegjineja. E kthyen por dolën lakuriq para botës, ja se ç’janë, ja si votuan, ja si i numëruan.”.
Gjithashtu Berisha tha se PD nuk i njeh zgjedhjet e 11 Majit, teksa akuzoi Ceno Klosin si “hajdut me çizme” dhe produkt të narko-regjimit që manipulon vullnetin e qytetarëve.
“PD nuk njeh zgjedhjet. Ceno Klosi, hajdut me çizme. Ceno Klosi është lubi Balluku”, tha kreu i PD-së.
Berisha:Partia Demokratike nuk i njeh këto zgjedhje. Ajo ka luftuar dhe do luftojë për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja.
Ky rezultat nuk shpreh në mënyrë absolute vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe gjersa nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptarë, nuk mund të pranohet. A i patë vetë ju. Shembulli më i fundit.
Numërimi, se filluan ta kritikojnë numërimin, pse e kërkojnë numërimin. Ata që kanë frikë nga transparenca, që janë si me qenë qenie të errësirës, urdhëroni çfarë nxorri rinumërimi. Ceno Klosi hajdut me çizme. Ceno Klosi është Lubi Balluku.
Çfarë tregoi tjetër? Se edhe tjetri deputet kishte marrë mandatin.
Tregoi tjetër se për këtë narkonomenklaturën mandatet janë letrat pa vlerë. E patë si i kaloi asaj tjetrës së i duhet Zegjineja.
Shikoni se çfarë janë, nuk ka rëndësi vullneti, nuk ka fare rëndësi qytetari. Qytetarët votuan për atë zonjën tjetër. Brenda 5 orëve mandatin e saj e bënë të paqenë. E kthyen tek Zegjineja. E kthyen por dolën lakuriq para botës, ja se ç’janë, ja si votuan, ja si i numëruan.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128