PD vendosi se do ngrijë marrëdhëniet me Kuvendin, Tabaku: Nuk e braktisim Komisionin e Çështjeve Europiane!
Pas dënimit me burg të deputetit Ervin Salianji,forumet më të larta të PD vendosën, se do të ndërpresin çdo marrëdhënie me Kuvendin. Por Jorida Tabaku ka bërë një deklaratë surprizë. Më 15 tetor, ditën kur do të zhvillohet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE, Shqipëria me shumë gjasë do të hapë kapitujt e parë të integrimit, duke nisur një rrugëtim të ri, e ndarë në këtë proces nga Maqedonia e Veriut.
Më 2 tetor qeveria shqiptare duhet të dorëzojë në Bruksel pozicionin negociues, ndërsa në kuadër të këtyre zhvillimeve ditën e nesërme do të zhvillohet një mbledhje e Komisionit për Çështjet Europiane, që drejtohet nga Partia Demokratike.
Në lidhje me këtë mbledhje, e cila dyshohej se do të ndikohej nga vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit, kryetarja Jorida Tabaku hodhi dritë teksa ishte e ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN.
Ndryshe nga çpritej, Tabaku hodhi poshtë zërat se ligjvënësit e PD do të bojkotojnë punimet e Komisionit, duke deklaruar se do të jenë në mbledhje dhe do të mbështesin procesin e integrimit të vendit në BE.
“Mbledhja ka një datë të caktuar që qeveria ende nuk e ka njoftuar zyrtarisht. Ky është një proces që në pjesën më të madhe nuk është publik, por nesër përfaqësuesit e opozitës do të jenë të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Europiane, edhe si një shenjë e mbështetjes së këtij procesi. Natyrisht që ne do të themi të gjithë shqetësimet tona se në fund të ditës, procesi i integrimit nuk është një proces për politikën. Nuk është një proces elitar që ne plotësojmë disa letra, shkruajmë disa raporte, është një proces ndryshimesh në të vërtetë. Dhe ne besojmë se këto ndryshime në të vërtetë duhet të ndodhin sepse ka një tranzicion shumë të gjatë Shqipëria, nga i cili nuk po del dot. Nuk jam unë që do vazhdoj mbledhjet e Komisionit. Është vendosur që PD të marrë pjesë në atë Komision. PD ka vendosur që nesër përfaqësuesit e saj të jenë të pranishëm atje”, tha Tabaku në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
Ndërkohë, e pyetur nëse do të angazhohet në aksionin opozitar pas burgosjes së Salianjit që do të kulmojë me protestën e 7 tetorit, Tabaku konfirmoi pjesëmarrjen në tubim.
Deputetja demokrate nënvizoi se kanalizimi i mllefit kundër keqqeverisjes përmes protestave është një formë e lejuar në demokraci dhe për këtë arsye nuk ka munguar në asnjë protestë të PD.
“Unë jam bërë pjesë e çdo proteste. Jam bërë e protestave edhe në situata më të vështira të PD edhe kur grupi e partia kanë qenë të ndarë. Ka shumë arsye sot që shqiptarët të protestojnë dhe unë mendoj që ky kanalizimi i mllefit dhe inatit përmes protestës është diçka shumë e mirë”, u shpreh Tabaku në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
Por në vijim, ligjvënësja e PD pati një mesazh për kupolën drejtuese të PD, kur bëri thirrje që të fokusohen edhe në përgatitjen dhe prezantimin e një programi elektoral për zgjedhjet e 2025 ndërkohë që janë angazhuar në terren duke kërkuar pjesëmarrje masive në protesta.
“Paralelisht kësaj unë mendoj se PD dhe ne të gjithë duhet të fokusohemi edhe te puna në terren. Tashmë protesta do të jetë e fokusuar në Tiranë, ndërkohë që kolegët janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë dhe duhet të fokusohemi te puna në terren për të angazhuar të gjitha strukturat e PD për të filluar për të folur edhe për një ofertë elektorale dhe një program, ndaj duhet të ecin të dyja paralelisht”, theksoi Tabaku në intervistën për “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128