Pedagogët në protestë, Rama dhe ministrja e arsimit antimiting te Universiteti Bujqësor

5 Tetor 2022, 12:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Pedagogët në protestë, Rama dhe ministrja e arsimit antimiting te

Duket se sindikata e pedagogëve e kanë seriozisht grevën e tyre për rritje pagash dhe përmirësimin e kushteve në universitete. Nga protesta që po zhvillohet aktualisht ata kanë paralajmëruar kryeministrin që nëse nuk reflekton që nga data 17 tetor nuk do të ketë më mësim. Por paralelisht me këtë protestë, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka shkuar në Universitetin Bujqësor, duke tentuar që të sfumojë protestën.

Kreu i Sindikatës Aleksandër Kovaçi në fjalën e tij gjatë protestës së sotme të pedagogëve, tha se ministrja dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë një antimiting tek Universiteti Bujqësor i Tiranës.

Gjithashtu ai theksoi se e mirëpresin nëse do të ketë një propozim.

“Meqë ministrja ka shkuar në UBT për të shprehur mendimet e saj, megjithatë e mirëpresim nëse ka ofertë por nuk besoj se pa kryeministrin do të ketë”, tha ai.

 

Po ndodh...

ide