Protesta e pedagogëve/ Jorida Tabaku shpjegon tre arsyet kryesore pse duhet mbështetur

5 Tetor 2022, 11:22 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta  e pedagogëve/ Jorida Tabaku shpjegon tre arsyet kryesore pse

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku mbështet protestën e pedagogëvetë cilët janë duke kërkuar rritje të pagave, rritjen e financimit për kërkimin shkencor, rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, rritjen e pagave të orëve të ngarkesës suplemente, rivlesimin e orës mësimore, rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagën e ngarkesës suplementare, Amendimin pikës C të VKM Nr. 112 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor” si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre.

Tabaku në statusin e saj ka shpjeguar pse duhet mbështetur protesta e sotme e pedogogëve, duke shkruajtur se janë shumë arsye por mendon se tre janë më kryesoret.

Sipas saj e arsyeja e parë:

Tregon të vërtetën në lidhje me Arsimin Publik dhe dështimin e Reformës në Arsim që prodhoi një sistem arsimor të dobët dhe infektiv. Parajsa e premtuar sipas Tabakut rezultoi një gënjeshtër e madhe dhe cilësia në rritje rezultoi në më pak studentë në auditore.

Arsyeja e dytë:

Është cilësia e jetës për shtresën e pedagagovë e cila është gjithnjë e më e ulët.

Sipas deputetes ato janë pjesë e shtresës së mesme  dhe qytetarëve të angazhuar që përbuzen dhe keqtrajtohen nga një mazhorancë që sistematikisht ka sulmuar këtë shtresë.

Arsyeja e tretë:

Ka të bëjë me shkatërrimin e sistemit të kërkim-zhvillimit që përkthehet në adaptimin e ekonomisë sonë me sfidat edhe risitë e reja teknologjike.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

"Protesta e sotme e pedagogëve ka shumë arsye përse duhet mbështetur. Por mendoj tre janë më kryesoret:

Së pari, tregon të vërtetën në lidhje me Arsimin e Lartë Publik dhe dështimin e Reformës në Arsim që prodhoi një sistem arsimor më të dobët dhe inefektiv. Parajsa e premtuar rezultoi një gënjeshtër e madhe, cilësia në rritje rezultoi në më pak studentë në auditore.

Së dyti, cilësia e jetës për shtresën e pedagogëve është gjithnjë edhe më e ulët. Ata janë pjesë e shtresës së mesme dhe qytetarëve të angazhuar që përbuzen dhe keqtrajtohen nga një mazhorancë që sistematikisht ka sulmuar këtë shtresë. Largimi i shqiptarëve sot është shenjë e kësaj dobësie.

Së treti, shkatërrimi i sistemit të kërkim-zhvillimit që përkthehet në adaptimin e ekonomisë sonë me sfidat edhe risitë e reja teknologjike. Nuk është rastësi që “biznesi” vetëm i mirë është ai i ndërtimit dhe jemi pas në manifakturë, teknologji, zhvillimin e programeve kompjuterike!

Nuk do të mund të kemi një Shqipëri të shqiptarëve nëse nuk kemi një vend që trajton shtresën e mesme duke i dhënë shanse dhe mundësi!

Nuk mund të jemi një komb i suksesshëm nëse nuk kemi një shoqëri që ofron mobilitet social.

Nuk mund të jemi një shoqëri e moralshme nëse nuk respektojmë dinjitetin e pedagogëve" - shkruan Tabaku.

 

Po ndodh...

ide