Ambasadorja Kim takim me deputetët e PD-së mesditën e sotme

5 Tetor 2022, 10:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasadorja Kim takim me deputetët e PD-së mesditën e sotme

Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të takohet sot në orën 12:00, me Enkelejd Alibeajn, Dhurata Çupin dhe disa deputetë të tjerë në kuadër të Reformes Territoriale. Të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e BE-së, Italisë, OSBE-së, Gjermanisë dhe Anglisë.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike doli me propozime konkrete sa i takon ndarjes së re administrative, ku ekspertët e opozitës kanë prezantuar raportin final, ku kërkojnë shtimin me 33 bashki, pra 94 bashki në total nga 61 që janë aktualisht. Ata kanë kërkuar gjithashtu, ndarje në 3 ose 6 rajone.

 

Po ndodh...

ide