“Për të ardhur keq”/ Pampuri: Universiteti dhe stafi akademik pa mbështetje nga shteti

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin e pedagogëve dhe gjendjen e universiteteve në Shqipëri. Pampuri shprehet se shkak për gjendjen e keqe është mungesa e një buxheti të vecantë për universitetin. Sipas saj paga qesharake e stafit akademik, nuk justifikon formimin, mundin, kohën, përkushtimin e tyre.
Postimi i plotë
Vështirësitë që hasin kolegët e mi pedagogë, janë çdo vit e më evidente, dhe mbështetja nga shteti ndaj sektorit të arsimit në të gjitha nivelet, mbetet e ulët, pa shkas propagandës që bëhet, e cila nuk arrin të mbulojë të vërtetën. ????
????Vitin e kaluar Univeristeti i Tiranës, u rankua jo mirë, dhe këtu ministria nuk nguroi ta justifikojë, me pretendimin që faqet elektronike të universiteteve nuk kishin postime mjaftueshëm!
????Po çfarë postimesh të ketë kur nuk ka mjaftueshëm hulumtime, studime pra kërkim shkencor, thelbi i çdo universiteti, i cili është aset e duhet të shërbejë si referencë të dhënash në çdo fushë.
????Por e gjitha kjo nuk bëhet pa buxhet të veçantë, pa mbështetje nga shteti.
????Stafi akademik ka nevojë herë pas here për shkëmbim eksperience, pjesëmarrje ne konferenca e trajnime ndërkombëtare, por që e gjitha kjo ka një kosto e cila nuk mund të përballohet nga buxheti personal i pedagogut.
????Tekstet universitare kanë nevojë të rinovohen, e të zëvendësohen me botime apo ribotime te viteve të fundit, të cilat duhet të përkthehen e përshtaten, pra dhe kjo kërkon buxhet, por edhe këtu ka mangësi, dhe kjo bie mbi kurrizin e pedagogëve.
????Të gjitha çka u përmendën më lart, shtoji dhe rritjen e çmimeve, të energjisë, karburantit, ushqimeve, mendoni si mund të përballohet me një pagë qesharake, të stafit akademik, e cila nuk justifikon formimin, mundin, kohën, përkushtimin, e tyre.
????Protesta e tyre është këmbanë alarmi për shtetin.
????Dy shtyllat e një shteti Arsimi dhe Shëndetësia, janë pikërisht këto dy sisteme të rëndësishme, dija dhe shëndeti, të cilat duhet të ishin prioritet për çdo qeveri, për t'i siguruar një të ardhme të sigurtë, në vendin e tyre brezave të ardhshëm.
????Me sa duket këtu qëllimi është përfitimi i një grupi të vogël, të tjerët nëse duan apo munden të rrinë, le të qëndrojnë por me kushtin që të mbyllin sytë përballë baltës e padrejtësive të pushtetarëve, nëse nuk munden, të vijojnë azilin nëpër Europë. ????Për të ardhur vërtetë keq.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

