Për dëshminë e Arben Ahmetajt?/ Altin Dumani në Zvicër, takim me Prokurorin e Përgjithshëm, detajet
Kreu i SPAK prej disa ditësh ndodhet për një vizitë në Zvicër kurse ditën e sotme ai është takuar me Prokurorin e Përgjithshëm të këtij vendi.
Kujtojmë se në Zvicër gjendet në proces azili edhe ish-zëvends kryeministri Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Ndaj Ahmetajt SPAK dhe GKKO kanë lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtarë. Ish bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës në dy intervista për gazetarin, Çim Peka, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit, Erion Veluajt, Belinda Ballukut e të tjerë.
Ende nuk dihet nëse Ahmetaj ka bashkëpunuar me autoritet dhe prokurorinë zviceriane, por vizita e vetë Dumanit në këtë vend, tregon se diçka e madhe po lëviz.
Sipas një njoftimi zyrtar të SPAK, të dy drejtuesit e lartë, z. Dumani dhe z. Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse, duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse.
"Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar", theksohet.
Njoftimi zyrtar
Takim i nivelit të lartë mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, Bernë 18 shtator 2024
Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme z. Altin Dumani dhe Prokurori i Përgjithshëm i Zvicrës, z. Stefan Blättler, zhvilluan një takim konstruktiv në Bernë, në datën 18 shtator 2024. Gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, u diskutuan zhvillimet më të fundit në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe korrupsionit.
Të dy drejtuesit e lartë, z. Dumani dhe z. Blättler, rikonfirmuan përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe intensifikuar bashkëpunimin e shkëlqyer të nisur midis të dy zyrave përkatëse duke u bazuar në të drejtën e brendshme dhe instrumenteve ligjore ndërkombëtare të nënshkruar nga të dy shtetet përkatëse. Bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij lloji është thelbësor për të luftuar në mënyrë efektive të gjitha format e krimit të organizuar dhe korrupsionit ndërkufitar.
Gjatë takimit, z. Dumani dhe z. Blättler theksuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të mira midis të dy institucioneve. Ky bashkëpunim ofron mundësi të shkëlqyera për vendosjen e një komunikimi të vazhdueshëm me qëllim shkëmbimin e përvojave më të mira dhe për krijimin e strategjive dhe njësive të përbashkëta hetimore në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të dy vendet.
Z. Dumani dhe z. Blättler nënvizuan se kjo frymë pozitive bashkëpunimi do të forcojë më tej përpjekjet e përbashkëta për një rend ligjor më të sigurt në të dy vendet dhe në rajon.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128