Përplasjet në Kuvend, PS kërkon marrjen e masës disiplinore për 5 deputetë të Rithemelimit
10 Qershor 2024, 11:21 / POLITIKË

Partia Socialiste ka kërkuar nga Sekretariati i Etikës marrjen e masës disiplinore për 5 deputetë të Rithemelimit pas kaosit të krijuar në Kuvend seancën e kaluar.
Emrat e deputetëve për të cilët kërkohet masë disiplinore:
Gaz Bardhi
Luan Baci
Flamur Noka
Edi Paloka
Ervin Salianji
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme në orën 13.00 për shqyrtimin e kërkesës së mazhorancë.
Gjatë seancës së datës 6 Qershor, Rithemelimi thirri protestë jashtë Kuvendit të Shqipërisë, si edhe shkaktoi tensione brenda në Kuvend, duke bllokuar foltoren.
Gjithashtu deputeti Noka u përplas me Gardën, ndërsa u përjashtua nga Parlamenti, por nuk pranoi të largohej nga salla.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


