Pikante nga Dimali/ Qytetarja-Berishës: Zegjineja i thërriste Gazit "hajde të hamë një çik", po ç’do hante që e ngrëntë...

Një banore e zonës së Dimalit ka lënë detajin pikant të ditës së fushatës së PD-së ditën e sotme (2 maj), teksa mori fjalën dhe shkaktoi të qeshura.
Teksa komentonte kandidatët e të dy krahëve politikë, ajo iu referua Zegjinesë së Fierit, duke lakuar edhe një shprehje frazeologjike: “E ngrëntë dheu...!”.
“Kam parë live Zegjinenë e Fierit. Ajo ta gëzojë emrin, le të jetë e mirë, por çfrë përçon ajo te rinia jonë, çfarë përçon?! I thërriste “hajde ti të hamë një çik, hajde ti të hamë një çik!”, që e ngrëntë dheu...!
Ça do hante mo, ça do hante me Gaz Bardhin?! Po krahasohet me Jozefina Topallin, krahasoje veten me të ftuarit atje?”, u shpreh ajo teksa mbajti ligjëratë.
Më tej ajo iu referua me ligjëratë edhe një kandidateje të Vlorës së PS-së, duke lënë të kuptohet se është ndjekëse "e flaktë' e emisioneve politike.
“Ajo tjetra, ajo e Vlorës, u e përpiftë dheu edhe i thoshte se ça doni ju, Hënën të zbresë unë? Jo hënën, por nënën, familjen o të ngrëntë dheu...!”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

