Pjesa e partisë së Ilir Metës në listat e mbylluara të PD/ Blushi takon Flamur Nokën, çfarë pritet!

4 Shkurt 2025, 14:13 / POLITIKË ALFA PRESS
Pjesa e partisë së Ilir Metës në listat e mbylluara të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka shkuar këtë mëngjes në selinë e Partisë Demokratike.

Burime bëjnë me dije se Blushi është duke zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Mësohet se temë e diskutimit mes tyre përveç protestës të së shtunës, janë zgjedhjet e 11 majit për të vijuar negociatat për koalicionin dhe pjesën e deputetëve të sigurt që partia e Ilir Metës do të marrë nga PD e Sali Berishës. Deri tani vetë Berisha ka konfirmuar Ilir Metën, por burimet thonë që ambicia shkon nga 5 deri në 10 deputetë të PL të futur në listat e mbyllura në të gjithë qarqet e vendit.

Ky takim vjen në një kohë kur lideri i PD, Sali Berisha, vijon vizitën e tij në Gjermani ku mori pjesë në kongresin e CDU.

Nga ana tjetër lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në qeli prej më shumë se 100 ditësh. Ky i fundit konfirmoi garimin për zgjedhjet e 11 majit dhe premtoi se do jetë deputeti më i votuar.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128