“Po bëjnë një autogol fenomenal”/ Zhvillimet në PD, Artan Fuga: Ja si Gazment Bardhi mbeti pa gjë, opozita ka nevojë për…

15 Shtator 2023, 12:17 / POLITIKË ALFA PRESS

“Po bëjnë një autogol fenomenal”/ Zhvillimet në
Profesori dhe akademiku Artan Fuga ka bërë një koment në lidhje me situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe debatin për kreun e grupit parlamentar të kësaj forcë politike.

Lëvizjen e Gazment Bardhit, profesor Fuga e shikon si një “autogol”, ndërsa thekson se ai mbeti pa gjë, pasi nuk është as kryetar i grupit parlamentar të PD zyrtare dhe as i grupit të Berishës.

“Opozita ka nevoje të mendoje deri në dhjete hapa përpara hapit që ben”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Komenti i Artan Fugës

Autogoli i zotit Bardhi

Qe ate dite qe u be mbledhja e perbashket e deputeteve qe koordinohen nga zoti Bardhi dhe e deputeteve qe drejtohem nga zoti Sali Berisha, duke pranuar se perbente nje risi, thashe se:

Po bejne edhe nje autogol fenomenal!

Ju kujtohet?

Sot kur zoti Bardhi therriste neper salle se kryetar i grupit parlamentar te PD ishte ai dhe nuk mund te ishte zonja Acka, buzeqeshja dhe pyeta veten:

Kryetar i grupit i ciles parti demokratike ka qene dhe mendon se vazhdon te jete zoti Bardhi?

I partise demokratike te Rithemelimi qe drejtohet nga zoti Berisha apo i partise demokratike te vules juridike qe drejtohet nga zoti Basha?

I se pares jo sepse u nda me gjyq prej saj, i te dytes perseri jo sepse bashkohet ne mbledhje me deputetet e asaj qe hodhi ne gjyq duke u ndare nga deputetet e PD te zotit Basha?

Ja si mbeti pa gje?

Prandaj them se ishte nje fare autogoli dramatik.

Opozita ka nevoje te mendoje deri ne dhjete hapa perpara hapit qe ben!

Se nese thone se zoti Basha ka vetem dhjete deputete, prape atij i sherbejne.

Dakord, ai nuk thote se kam grup me njembedhjete, me njeqind e njembedhjete, me njemije e njeqind e njembedhjete.

Ai thote : dhjete  thoni se kam? Pra keni ikur? Me dhjete do ta bej!

C’a doni?

C’a autogoli!

 

 

ide

Nga Sidi Hasanaj 20:16 IDE

Pa Drama!

Nga Sidi Hasanaj

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128