“Po u hapën telefonat…”/ Artan Hoxha: Ja çfarë fshihet në celularët e Belerit, ka folur me politikanët grekë, shërbimin sekret, ‘non gratat’

Gjatë një interviste në “Top Talk”, gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me çështjen e Fredi Belerit. Ai tha se telefonat e Fredi Belerit fshehin të dhëna që mund ta rëndojnë çështjen ndaj tij.
Gazetari u shpreh se nëse hapen telefonat, do të gjenden biseda mes Belerit dhe autoriteteve greke, politikanëve grekë apo personazhe të cilët janë ‘non grata’ në Shqipëri.
Hoxha: Ka një çështje tjetër përse është e interesuar Athina për çështjen Beleri. Kur është arrestuar Fredi Beleri në flagrancë janë kapur celularët, nëse hapen celularët e Fredi Belerit dhe komunikimet me kë ka komunikuar Fredi Beleri gjatë fushatës elektorale, me autoritetet greke, me politikanë grekë, me personazhe të cilët janë ‘non grata’ në Shqipëri, të padëshirueshëm, që janë përfshirë në incidente qoftë me drejtues të policisë apo shërbimeve sekrete të vendit fqinj.
Unë do të kërkoja që autoritetet shqiptare, Shërbimi Informativ me sa di unë e ka çuar këtë informacion atje ku duhet ta çojë, nuk e di sa do e marrë parasysh.
Çfarë të keqe ka që gjykata shqiptare të marrë një vendim të drejtë, një vendim. Kjo është një çështje që e vendos drejtësia, jo politika.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
