Poli Hoxha: Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë! Shkëlzeni humbi dy beteja në Nju Jork, ja kush është dëshmitari kyç

Gazetari Poli Hoxha tha se ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha i larguar nga Shqipëria pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec, është njeriu më kompetent për t'u pyetur për këtë tragjedi.
Gjykata e Posaçme shtyu për në 3 tetor seancën e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i pandehur në dosjen “Gërdeci”. Shkak u bë kërkesa e avokatit të viktimave Dorjan Matlia për t'u njohur me materialet dhe listën e dëshmitareve të dorëzuar nga mbrojtja e Mediut. Prokurori Arben Kraja u shpreh kundër 90 emrave të kërkuar nga mbrojtja e Mediut, pasi sipas tij ish-ministri akuzohet për një fakt penal konkret dhe jo për demontimin në përgjithësi.
Teksa në seancën e ardhshme pritet që Gjykata të shprehet për listën e dëshmitarëve, të cilët SPAK kërkon t'i pyesë në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit, përfshirë edhe Shkelzen Berishën, gazetari Poli Hoxha në emisionin “Pa Protokoll” në Report TV tha se kërkesat e avokatëve të Mediut janë për të fituar kohë. Ai propozoi që për Gërdecin që e cilësoi një çështje të rëndësishme, duhet të bëhet një gjyq maratonë dhe shëmbullorë, që t’u jepet mundësia të rrëfehen dëshmitarëve që nuk kanë folur asnjëherë. Hoxha veçoi Luan Hoxhën,y ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, i larguar nga Shqipëria në janar 2012 pak kohë pas publikimit të kabllogramit të ambasadës amerikane ku thuhej se ai ishte ankuar tek ambasadori i kohës Uithers për rolin e Shkëlzen Berishës në Gërdec. Sipas gazetarit ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë është njeriu më kompetent, i ciki mund të tregojë informacione të rëndësishme për çështjen.
Gazetari u ndal te dy gjyqet që ka humbur Shkëlzen Berisha në SHBA, në betejën e tij me gazetarët amerikanë. Ndërkaq specifikoi betejën e humbur me gazetarin amerikan Guy Lawson i cili në librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit, ka shkruar për Shkëlzen Berishën, duke nxjerrë fakte dhe prova, që sipas autorit, provojnë se ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.
“Shkëlezen Berisha ka bërë dy gjyqe në SHBA kundër gazetës New Jork Times. Të dy gjyqet për dëmshpërblim moral që ka kërkuar Berisha në Amerikë kundër autorëve, i ka humbur. Nga pjesa amerikane për çështjen e biznesit në Gërdec, ka material të bollshëm. Andej është Luan Hoxha që del që futet në ambasadën amerikane pas shpërthimit dhe thotë se ka frikë. Ai është njeriu më kompetent që i di operacionet. Biznesin që është kryer në Gërdec. Atje fillon gjithçka.
Pse përfundoi me demontimin aq afër një fshati, edhe me predha avionësh?!. Deri në Tetovë është dëgjuar ai Gërdec. Makutëria e këtij biznesi ka bërë që aty të çojnë armë të rënda që duan tunel të pocaçëm për tu demintuar, ka vende ushtria shqiptare për këtë proces. E gjitha kjo ka brenda korrupsion por edhe pastrim parash që e dëgjuam së fundmi për herë të parë nga vetë Altin Dumani. Dhe nuk është hetuar këtu. Rreth 70% të punës hetimore që duhet të bëjë SPAK për biznesin korruptiv të Gërdecit, e ke në SHBA. Atje i kanë rrëfyer të gjithë dhe është bërë edhe burg për këtë çështje. Prandaj i ka thirurr prokuroria amerikanët e përfshirë dhe në dijeni. Mes tyre Patric Henry, që ka ardhur në Tiranë dhe ka takuar x, y, prandaj kanë thirrur edhe Shkëlezen Berishën.
Për mendimin tim unë dyshoj ose kam një parandjenjë që kjo është një taktikë që po lejohet të bëhet kështu ky gjyq. Ngjarja e Gërdecit kërkon gjyq maratonë sepse të thirrurit do rrëfejnë gjëra për të cilat nuk e janë pasur mundësinë të dëshmojnë këtu në Shqipëri. Interesante është që dëshmitarët kryesorë që s'janë pyetur asnjëherë të dalin aty, një nga një. Kjo ngjarje kërkon një proces shembullor në Shqipëri. Le të jetë i gjerë i gjatë dhe historik se vdiqën 26 të pafajshëm dhe u hodh në erë një fshat i tërë”, tha ai.
Kurse Deputeti i PS Denis Deliu, bëri apel që organet e drejtësisë të marrin vendim së shpejti mbi fajtorët e Gërdecit.
"Uroj që Gjykata dhe Spak të bëjnë një vendim të shpejtë dhe të shpallen fajtor ata që kanë faj dhe të shpallen të pafajshëm ata që janë të pafajshëm", shtoi ai.
Për avokatin Arber Hoxha thirrja e dëshmitarëve nga Fatmir Mediu për t'u pyetur mbi çështjen është për të fituar kohë.
"Mediu ka thirru dëshmitarë që s’i hyjnë në punë as dreqit. Një ministër gjerman, ç'punë ka kjo me zbardhjen e Gërdecit"
Diskutime pati edhe për takimin informal të drejtuesit të prokurorisë Altin Dumani me gazetarët i cili foli për disa çështje nga zbardhja edisa rrethanave të largimit të Arben Ahmetajt nga Shqipëria, te hetimi në një dosje të re për Pezullimin e fondeve të BE për porgamin Ipard II, e deri tek dosja e Gërdeci dhe privatizimin e kompleksit Partizani, për të cilat tha se po kryhen veprime hetimore intensive.
"U dhanë mesazhe që do kemi zhvillime nga të gjitha anët, sidomos për pjesën e korruptuar të opozitës", shtoi Poli Hoxha.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
