Politikanët dyfishojnë rrogat, ambasadori gjerman: Duhen paga dinjitoze, por nuk dua të përzihem në pyetje të tilla

25 Maj 2023, 11:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Politikanët dyfishojnë rrogat, ambasadori gjerman: Duhen paga

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf preferon të mos përfshihet në diskutimin publik në vend për tabelën e re të pagave për administratën dhe ligjvënësit. Në prezantimin e raportit të DIHA për biznesin, Zingraf tha se kjo është një çështje delikate. Sipas tij duhen paga dinjitoze, por ama niveli i përgjithshëm i pagave duhet të jetë i mirë.

Pagesa e parlamentarëve është një çështje delikate me këto karakteristika. Kush i ruan ata që ruajnë? Deputetët janë ata që vendosin për buxhetin, ndaj nuk dua të përzihem më një pyetje të tillë. Mendoj se deputetët e parlamentit të paguhen në mënyrë dinjitoze, si çdo parlamentar, që duhet të kryejnë një punë të mirë. E rëndësishme ama është dhe niveli i përgjithshëm i pagave. Qeveria shqiptare planifikon që të rrisë pagat në sektorin publik. Kjo lidhet dhe me debatin e emigracionit. Shqipëria duke pasur parasysh dhe rajonin, ka nivelin e pagave më të ulta në rajon. Pyetja konkrete diskutohet në mënyrë kontroverse në shoqëri të ndryshme, por debati i rëndësishëm në shoqërinë shqiptare është se sa ndikojnë te shoqëria.”, tha ambasadori gjerman.

Debati publik është ndezur me vendimin që pritet të kalojë sot në Kuvend. Qeveria dhe ligjvënësit vendosën rritjen e pagave për gati 100 mijë punonjës në administratën publike, por bashkë me ta, ata vendosën të rrisin edhe pagat e tyre. Por rritja e pagës për deputetët, ministrat dhe krerët e shtetit kap gati dyfishin e pagës së tyre aktuale, ndërsa rritja për policët, mjekët  dhe mësuesit kap vlerën e vetëm 20 mijë lekëve të reja.

 

Po ndodh...