Premtimet e çuditshme që çelën fushatën për “Vendoret"

Na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa politikanët kanë filluar lumin e premtimeve, shumica prej tyre qesharake dhe të çuditshme. Ja me çfarë premtimesh nisi kjo fushatë, dukshëm janë të parealizueshme nisur nga kushtet infrastrukturore, ekonomike por dhe e politikave të ndjekura deri më tani dhe që populli arrin shumë mirë t’i kuptojë.
-Dyfishimi i pensioneve të pleqerisë
-Ndërtimi i dy tunele poshtë sheshit “Skënderbej” për të lehtësuar qarkullimin në Tiranë
- Transporti publik falas
-900 euro pagë mesatare brenda dy viteve
Kush i ka bërë këto premtime dhe pse duken të çuditshme?
I pari u bë nga kryetari i Partisë së Lirisë, një muaj më pare Ilir Metaj i cili gjatë një takimi me pensiontë të Tiranës, premtoi dyfishimin e pensioneve për ta me të ardhur në pushtet forca që ai drejton dhe koalicioni i Opozitës së Bashkuar.
Po ashtu, Ilir Metaj theksoi se për të moshuarit është shumë e vështirë të jetojnë në këto kohë ku çmimet janë shumë të larta dhe pensionet janë të ulëta prandaj ai do ua bëj këtë realitet.

Belind Këlliçi, kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë ka vijuar me premtimet e tij të bujshme.
Ai ka thënë se do të ndërtojë dy tunele poshtë sheshit “Skënderbej” për të lehtësuar qarkullimin në Tiranë.
Këlliçi tha se projektin e ka konsultuar me urbanistë, ndërsa theksoi se parkimi që gjendet aty nuk do të preket.
Sipas Këlliçit, kostoja arrin deri në 5 milionë euro.
Këlliçi u ndal edhe te premtimi tjetër kryesor i fushatës së tij, transporti publik falas.
Ai është shprehur për mediat se me një matematikë të thjeshtë, ky shërbim kushton vetëm 17 milionë euro në vit dhe zë një pjesë të vogël të buxhetit bashkiak.

Pak para çeljes së fushatës vjen premtimi i Kryeministrit Edi Rama, pagë mesatare mujore 900 euro brenda dy viteve (rreth 102 mijë lekë).
Paga mesatare në vend është rritur mjaft ngadalë gjatë 9 viteve të fundit. Nga 45.5 mijë lekë që ishte bruto në vitin 2014, viti i parë kur raportin INSTAT të dhënat, arriti në 66 mijë lekë pas 9 vitesh në 2022-n, me një rritje të paindeksuar me inflacionin prej 45%. (shiko grafikun: A mund të rritet paga pa bërë ekonominë produktive?! Paga mesatare mujore bruto). E indeksuar me inflacionin, rritja pagës reale është vetëm rreth 25% në 9 vjet!
Në të kundërt ka ndodhur me rajonin, kur paga mesatare është rritur me ritme më të shpejta, duke arritur mesatarisht në 800-900 euro/muaj bruto, me përjashtim të Kosovës, ose rreth 40% më shumë se në vend.

Pse qesharake?
Një analizë e thjeshtë të njerës prej tyre asaj të kryeministrit Edi Rama:
Në fund të vitit 2022, paga mesatare në ekonomi arriti 66 mijë lekë, ose rreth 580 euro. Rritja e pagës në vlerë nominale ishte më e larta e 8 viteve të fundit, me 10.8%, ndërsa e indeksuar me inflacionin rritja reale ishte shumë më e ulët rreth 4.1%, për shkak se në 2022-n, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, ishte mesatarisht 6.7%, ose më i larti që prej vitit 1998.
Madje në 2022-n, rritja reale e pagës ishte më e ulët sesa në 2021, kur rezultoi 6.4%, nga 4.1 në 2022-n.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama:
“Tani më kemi në dorë një plan shumë ambicioz por njëkohësisht dhe të arsyeshëm për një rritje pagash e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre 2 viteve, pra 2023, 2024 të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh”.
Megjithatë premtimet e çuditshme shpesh edhe qesharake gjatë fushatave elektorale nuk janë më surprizë pasi janë gjithmonë të pranishme gjatë ditëve ku prezantohen programet nga forcat politike, ku çdo garues përpiqet të josh sa më shumë elektorat.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



