Presidentja e Hungarisë vizitë zyrtare sot në Tiranë, pritet me ceremoni nga Presidenti

Mbërrin sot për një vizitë zyrtare në Tiranë Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.
Novak do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:00 në Presidencë.
Dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të nisë në orën 11:30.
Zyra e shtypit të Presidencës bën me dije se në qendër të bisedimeve, do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


