P*rdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, Meta: Mbështes protestën 'Solidaritet me Prishtinën’

31 Gusht 2022, 17:44 / POLITIKË ALFA PRESS

P*rdhunimi i 11 vjeçares në Kosovë, Meta: Mbështes

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një status në Facebook shkruan se mbështet plotësisht protestën’Solidaritet me Prishtinën’ e thirrur sot në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza.’

‘’Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.’’ shkruan në postim Meta.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën 'Solidaritet me Prishtinën' e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin "Nënë Tereza" për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare.

Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.

 

Po ndodh...