Eduart Ndocaj, historia e jashtëzakonshme e një njeriu të zakonshëm

20 Prill 2025, 19:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Eduart Ndocaj, historia e jashtëzakonshme e një njeriu të

Eduart Ndocaj, historia e jashtëzakonshme e një njeriu të zakonshëm*

Eduart Ndocaj, e ka filluar emigracionin në moshë fare të re. Kishte vetëm 14 vjeç kur emigrojë në Greqi, në Kretë dhe Athinë.
Eduarti vjen nga një familje mjaftë e respektuar, përfaqsues i i Bajrakut të Manati, që është Bajraku i i 12.
Gjyshi i tij është një ndër protagonistët e parë që ka ngritur flamurin e pavarësisë në Manati.
Është nipi i një ndër familje më të respektuara të Mirditës, Jak Perleka, familje fisnike që nuk bëri kurrë kompromis nga Regjimin. Rrezikojë të dënohej me vdekje, vetëm pse ishte fisnik e antikomunist.
Babai i Eduartit, Mark Ndocaj, plaku i Manatisë, që për fat të keq nuk jeton më, jetojë me reputacion dhe me respekt nga të gjithë, i bindur si anti komunist.
Eduarti, edhe pse fëmijë ishte një fëmijë i jashtëzakonshëm, nuk i mjaftonte Manatia e Lezha dhe fillojë emigracionin në një moshë të re duke emigruar në moshën 14 vjeç në Greqi e pikërisht në Kretë e Athinë. Vitet e emigracionit si për të gjithë shqiptar në fillim të viteve 90 ishin shumë të vështira, por Eduarti nuk u dorëzua duke kërkuar një jetë më të mirë për veten e tij dhe familjen.
Në vitin '97, Eduarti merrë gomonen dhe nisen për në Milano ku e priste motra e tij Marjeta.
Eduarti sapo ishte fejuar në Shqipëri me Valentinen dhe i premton asaj para se të nisej se shpejti do të ishin së bashku në Itali.
Në Milano e pret motra e tij Marjeta.
Eduarti kalon thuajse 7 muaj pa punuar.
Pastaj fillon të punojë në Ndërtim.
Ai ishte një ndër punëtorët me të dalluar e punonte sa për 4 punëtor normal. Fillojë të fitonte shumë falë punës e kthehet të martohet në Manati me Valentinen.
Më të fejuarën e tij e tij Valentina kishin shkëmbyer mbi 100 letra dashurie kur Eduarti ishte në Milano. Kur kthehet në Shqipëri për t'u martuar kishte blerë në atë kohë celularin që ishte një risi në atë kohë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
Kishte blerë një makinë sportive me të cilën shkon në Malaj të Mirditës e merr Valentinen për nuse.
Eduarti vazhdimisht ka qenë një një djalë i jashtëzakonshëm për atë që kërkonte të bënte në jetë. Më shumë vështirësi arrinë t'a marr Valentinen në Itali e nisin jetën e tyre së bashku.
Valentina është forca më e madhe e Eduarti, jo vetëm si bashkëshorte, por si shoqja me e mirë e jetës. Fillimi në Milano nuk ishte aspak i lehtë, por Eduarti shikonte më larg se të gjithë shqiptarët e tjerë në Milano. Falë punës dhe intuitës së tij krijuese në Ndocaj Group duke i bërë ndërtuesi i parë dhe më i rëndësishëm shqiptar në Milano në konkurencë edhe me sipërmarrësit italian.
Një ndër projektet më të rëndësishme të Eduartit si sipërmarrës është ndërtimi i gratacelave Porta Garibaldi. Ndër vite Eduarti ka pasur si sipërmarrës mbi 30 mijë punëtorë shqiptarë duke kontribuar që mijëra familje shqiptare të kishin të ardhura e punësim falë sipërmarrjes së Eduartit.
Historia e Eduartit bën jehonë edhe në mediat italiane duke dedikuar shkrime me titull: "Eduarti që erdhi me gomone dhe u bo një ndër sipërmarrësit më të rëndësishëm në Milano".
Në 2008 merr çmimin më të lartë nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale për rritjen më të madhe dhe më të shpejtë si sipërmarrës dhe kontributin e madh e të rëndësishëm në sipërmarrjen italiane.
Askush nuk e ka bërë më parë e ndoshta nuk do të përsëritet më në historinë e migracionit dhe të shqiptarëve, që nga klandestin me gomone të bëhet një ndër sipërmarrësit më të rëndësishëm në Itali e të kthehet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Jam i sigurt se nuk do të ketë më histori më të jashtëzakonshme se Eduartit në realitetin shqiptar. Nuk kam njohur shqiptar më human dhe më të dedikuar se Eduarti për mirditorët dhe lezhjanët.
Eduarti është historia e jashtëzakonshme e një njeri të zakonshëm.
Sjellja e tij është prej personi të zakonshëm e modest edhe pse atë që ka bërë në jetë është e jashtëzakonshme dhe e pa përsëritshme.
Eduarti është një nga figurat më të jashtëzakonshme në këto zgjedhje edhe pse trajtohet kandidat njësoj si të tjerët.
Brezat duhet të frymëzohen për jetën e jashtëzakonshme që ai ka bërë dhe vazhdon të bëj.
Ai është një forcë e një frymëzim për brezat e ardhshme shqiptare që pavarësisht vështirësive në jetë mund t'ia dalin e të realizojnë ëndrrat e tyre.
Votoni Eduartin se është djali me histori të jashtëzakonshëm personale e sillet si njeri i zakonshëm, sepse kështu është kultura e tij personale.

* Biografia e pautorizuar nga Alban Daci

 

Po ndodh...

ide