Protesta e 10 shkurtit/ Berisha premton: Komuniteti ndërkombëtar pret rrëzimin e Ramës dhe fitoren tonë

6 Shkurt 2026, 20:02 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e 10 shkurtit/ Berisha premton: Komuniteti ndërkombëtar pret

Gjatë fjalës me demokratët e degëve 8 dhe 10, kreu i PD, Sali Berisha,  u shpreh se, shqiptarët dhe ndërkombëtare janë duke pritur rrëzimin e Edi Ramës dhe fitoren e Partisë Demokratike. Që ndërkombëtarët tashmë janë të qartë se pushteti i korruptuar i Ramës duhet të largohet dhe të dalë përpara drejtësisë, kjo dihet. Por nga ana tjetër, ndaj kreut të partisë që pretendon të sjellë PD në pushtet dhe të bëhet kryeministër në vend të Ramës, Sali Berishës, ndërkombëtarët përveç 2 nongratave nga SHBA dhe Britania, prej 4 vitesh e kanë izoluar krejtësisht.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Sigurisht, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar, për të gjitha këto, nuk pret gjë tjetër veçse rrëzimin e tij dhe fitoren tonë.

Ndaj dhe, më 10 shkurt është dita e kryengritjes tonë paqësore.

Ftoj çdo qytetar dhe qytetare, çdo shqiptar, të bashkohet me ne sepse kjo betejë nuk është një betejë për pushtetin e një njeriu.

Kjo betejë, nuk është një betejë për pushtetin e një partie.

Kjo betejë, nuk është një betejë thjesht e karakterit partiak.

Kjo është një betejë për ekzistencën, për dinjitetin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur nevojë më shumë për ne se sot.

Po ndodh...

ide