Protesta e dhunshme e Rithemelimit/ Pas SHBA, edhe Britania e Madhe: Përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci

19 Prill 2024, 14:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e dhunshme e Rithemelimit/ Pas SHBA, edhe Britania e Madhe:

Pas Ambasadës Amerikane dhe delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, edhe ambasada britanike ka dënuar protestën e Rithemelmit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës këtë të premte.

“Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi i koktejve molotov nuk kanë vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit”, shkruan ambasada britanike.

 

Po ndodh...

ide