Protesta e opozitës, Ilir Meta i bashkohet marshimit

7 Tetor 2024, 18:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e opozitës, Ilir Meta i bashkohet marshimit
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë selinë e PL-së së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.

I pyetur nga mediat gjatë marshimit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Meta u shpreh se protesta e opozitës do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Këto të fundit sipas tij përfshijnë “përmbysjen e narkoshtetit” dhe “zgjimin e njerëzve për të rivendosur drejtësinë”.

Pritshmëritë duken, bulevardi është plot, njerëzit janë të revoltuar. Reagimi i tyre është i qartë dhe të vijojë deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste. Objektivat përfshijnë përmbysjen e narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë sidomos pas dënimit politik të deputetit Ervin Salianji”, tha ai mes të tjerash.

 

Po ndodh...