Protesta e Rithemelimit/ Bardhi dhe Noka nuk kordinohen në qëndrime, njëri e quan paqësore, ndërsa tjetri revoltë....

20 Shkurt 2024, 16:47 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta e Rithemelimit/ Bardhi dhe Noka nuk kordinohen në qëndrime,

Deputetët e Rithemelimit kanë filluar të grumbullohen në selinl blu rreth një orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, ku më pas do t’i drejtohen së bashku bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Në një prononcim të shkurtër për mediat teksa është futur në seli, kreu i grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi është shprehur se protesta do të jetë paqësore.

“Protesta do jetë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhet që do t’i shikoni në shesh”, tha shkurt Gazment Bardhi.

Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka tha se, protesta do të jetë një revoltë qytetare.

“Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria”, tha Flamur Noka  për mediat.

 

Po ndodh...