PS rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Peleshit, vetëm 10 vota kundër kryetarit të Kuvendit
30 Tetor 2025, 11:21 / POLITIKË

Rrëzohet kërkesa e opozitës për shkarkimin nga detyra e kryeparlamentarit, Niko Peleshi. Me 79 vota kundër, PS ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës me 10 vota për shkarkimin e Pelshit.
“Votimi është i fshehtë me elektronikë”, tha nënkryetarja Klodiana Spahiu, teksa opozita protestonte, ndërsa iu drejtua: “Kolegë ju lutem votoni”.
“Mbyllet votimi janë 79 vota kundër, 10 pro dhe 0 abstenim, projektvendimi nuk miratohet”, përfundoi ajo, duke mbyllur seancën parlamentare.
“Këtu mbyllet seanca plenare seanca e radhës fillon në 11:30”, u shpreh Spahiu, teksa opozita vazhdonte protestën në Parlament.
Ndërkohë, pasi Peleshi mbylli fjalimin e tij, kolegët e tij socialistë, e përshëndetën me duartrokitje. Ndërkohë, opozita shpërtheu në protestë.
Po ndodh...
ide
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
PD-ja, si Firmë Piramidale!
Nga Indrit Vokshi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128