Pse e sulmon Altin Dumanin? Gazetarja e njohur zbulon detajet e bujshme: Meta ka paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin e tij

Gazetarja investigative, Anduena Llabani, e ftuar në një emision televiziv me Artur Zhejin foli për presionet dhe sulmet e politikës, ndaj kreut të strukturës së SPAK, Altin Dumani.
Referuar informacioneve, ajo tha se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paguar një prokuror në SPAK duke iu kërkuar shtyrjen e arrestimit të tij.
“Meta ka tre dosja në SPAK, jo vetëm CEZ DIA. Politika ka njerëzit e vet në SPAK. Në dijeninë time, Meta kishte paguar një prokuror për të shtyrë arrestimin e tij. Altin Dumani ka kërkuar dosjen e tij dhe ka kërkuar të merret me këtë dosje dhe prandaj Meta ka nisur sulmet”, tha ajo.
Ish-drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi, tha se përkundër sulmeve, SPAK do ta fitojë betejën përballë politikës dhe eksponentëve të krimit të organizuar.
Ai kujtoi zhvillimet politike ne Maqedoninë e Veriut, ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski u detyrua të arratiset nga vendi për shkak të presionit të drejtësisë.
“SPAK do ta fitojë betejën. Referoju ngjarjeve në RMV dhe Mal të Zi, janë në arrati politikanët. Në Maqedoninë e Veriut kanë marrë arratinë kryeministrat’, theksoi ai.
-
-
Gjendje e rënduar mendore? Ja si përgjigjet Meta
25 Prill, 22:15 -
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


