Gara brenda Partisë Demokratike në Kukës/ Demokratët zgjedhin Rrahman Demajn si kreun e ri të degës

26 Prill 2026, 19:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Gara brenda Partisë Demokratike në Kukës/ Demokratët

Procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Kukës përfundoi me fitoren e Rrahman Demajt, i cili mori 642 vota, ndërsa rivali i tij Sabah Cenaj siguroi 273 vota.

Në votim morën pjesë 927 anëtarë nga rreth 1700 të regjistruar, duke treguar një pjesëmarrje të konsiderueshme. Pas shpalljes së rezultatit, Demaj falënderoi mbështetësit dhe u shpreh i vendosur për të bashkuar strukturat dhe për të forcuar degën.

Nga ana tjetër, Sabah Cenaj pranoi rezultatin dhe e cilësoi procesin të rregullt. Ai theksoi rëndësinë e unitetit brenda partisë pas garës. Ndërkohë, drejtuesi politik Flamur Hoxha përgëzoi të dy kandidatët dhe nënvizoi se prioritet mbetet forcimi i Partisë Demokratike dhe përballja me sfidat politike në vijim.

Po ndodh...