Bylis mposht Teutën dhe tërheq durrsakët në luftën për mbijetesë

26 Prill 2026, 21:05 / SPORT ALFA PRESS
Bylis mposht Teutën dhe tërheq durrsakët në luftën

Bylisi ka mposhtur Teutën në shtëpi me rezultatin 2-0, duke futur edhe durrsakët në luftën e ashpër të mbijetesës.

Vendasit goditën vetëm dy herë në portë dhe shënuan dy gola, në minutën e tretë dhe të 95 të ndeshjes, shkruan A2.

Me këtë fitore, Bylis mbetet me pikë të barabarta me Tiranën, në zonën e “play out”-it.

Ndërsa Teuta e sheh veten vetëm 3 pikë më shumë se kryeqytetasit dhe basllshiotët.

Po ndodh...