E trishtë/ Dha kontribut të çmuar në fushën e saj, ndahet nga jeta mjekja e njohur në vendin tonë

Bota e mjekësisë në vendin tonë është në zi, pasi Urdhri i Mjekut Veterinar ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të mjekes së njohur veterinare, Kristina Laska.
Sipas Urdhrit të Mjekut Veterinar, doktoresha e ndjerë dha një kontribut të çmuar në shërbimin veterinar, teksa krijoi dhe strukturoi klinikën dhe farmacinë veterinare “Laska”.
Po ashtu, në njoftim theksohet se Kristina Laska la gjurmë të rëndësishme në asistencën veterinare, kujdesin ndaj fermave blegtorale dhe mbështetjen profesionale për fermerët.
“Dashurinë dhe përkushtimin për mjekësinë veterinare e trashëgoi te djali i saj, Dr. Ridian Laska, i cili vijon me dinjitet rrugën profesionale të saj”, nënvizon Urdhri i Mjekut Veterinar.
Postimi i Urdhrit të Mjekut Veterinar:
Me hidhërim të thellë morëm vesh ndarjen nga jeta të doktoreshë Kristina Laska, një emër i respektuar i mjekësisë veterinare dhe një figurë me kontribut të çmuar në shërbimin veterinar.
Doktoreshë Kristina Laska kontribuoi për vite me radhë në krijimin dhe strukturimin e klinikës dhe farmacisë veterinare “Laska” dhe ishte pjesë e grupit të punës për “stacionet veterinare” në nivel kombëtar, duke i shërbyer profesionit me përkushtim, ndershmëri dhe humanizëm. Ajo la gjurmë të rëndësishme në asistencën veterinare, kujdesin ndaj fermave blegtorale dhe mbështetjen profesionale për fermerët.
Dashurinë dhe përkushtimin për mjekësinë veterinare e trashëgoi te djali i saj, Dr. Ridian Laska, i cili vijon me dinjitet rrugën profesionale të saj.
Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Laska, të afërmit dhe kolegët.
U prehsh në paqe, doktoreshë e nderuar.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128