Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjykata e Apelit refuzon zëvendësimin e masës së sigurisë për Gjon Shkambin

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Gjon Shkambit për zëvendësimin e masës së sigurisë, duke vendosur që ai të mbetet në qeli.
Shkambi, i cili akuzohet për "vrasje në rrethana cilësuese" të kryer në bashkëpunim, kërkoi një masë më të butë sigurie, por togat e zeza vlerësuan se ai duhet të vijojë hetimin nën masën "arrest në burg".
Ai dyshohet se ka qenë nxitësi i nipit të tij, Elvis Shkambit, në krimin e rëndë të ndodhur në sallën e gjyqit më 6 tetor 2025.
Ngjarja tragjike ndodhi pas një vendimi mbi pronësinë që rezultoi në disfavor të familjes Shkambi, moment kur Elvis Shkambi hapi zjarr duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe duke plagosur dy palët kundërshtare, Ragip dhe Ervis Kurtaj. Ndërsa Gjon Shkambi akuzohet se ka shtyrë nipin drejt këtij akti ekstrem, ky i fundit mbetet gjithashtu në burg si autori i drejtpërdrejtë i vrasjes që tronditi sistemin e drejtësisë.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128