“Mësuesi i muajit” që mbështeste Kamala Harris dhe urrente Trumpin! Kush është Cole Tomas Allan që “tmerroi” zyrtarët amerikanë?

Cole Tomas Allan është personi që u arrestua sot pas të shtënave me armë gjatë “Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë”, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Donald Trump.
Sipas të dhënave publike, Allen 31-vjeç, ka një diplomë bachelor në inxhinieri mekanike nga Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë (2017) dhe një master në shkenca kompjuterike nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë-Dominguez Hills.
Ai ka punuar për gjashtë vite në kompaninë “C2 Education”, e cila ofron këshillim për pranimet në kolegj dhe përgatitje për provime. Në vitin 2024, kompania e kishte shpallur “Mësuesin e Muajit”.
Hetimet kanë zbuluar se Allen kishte dhuruar një shumë simbolike prej 25 dollarësh për një komitet politik që mbështeste kandidaturën e Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Në rrjetet sociale, sipas mediave amerikane, janë gjetur shënime me retorikë anti-Trump dhe anti-kristiane, ndërsa në dhomën e hotelit ku qëndronte u sekuestruan armë, thika dhe materiale që tregojnë qëllimet e tij ndaj zyrtarëve të administratës.
Presidenti Trump e cilësoi sulmuesin si “ujk i vetmuar, një person i sëmurë” dhe shtoi se ai kishte disa armë në posedim. Kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Boëser, konfirmoi se i dyshuari vepronte i vetëm. Zëvendësdrejtori i Shërbimit Sekret, Matthew Quinn, e quajti incidentin “një përpjekje frikacakësh për të krijuar një tragjedi kombëtare”.
Allen ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të dalë për herë të parë para gjykatës të hënën, më 27 prill.
Po ndodh...
Berisha dhe vogëlsia e një kryetari, përballë modelit Abdixhiku
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128