Qeveria merr me qira anije për prodhimin e energjisë elektrike, mbërrin e para në Portin e Vlorës

Ka mbërritur sot në Portin e Vlorës një nga dy anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike.
Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.
Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.
Anija do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksion.
Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria do të merrte me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike.
Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.
Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.
Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.
-
Misteret e Edi Ramës me Ervis Martinajn!
9 Shtator, 08:32 -
Horoskopi/ Njihuni me ‘fatin” tuaj për këtë të premte
9 Shtator, 08:20 -
Moti në Shqipëri për këtë të premte, 9 shtator 2022
9 Shtator, 08:12
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



