Rama dhuron gjak në godinën qeveritare dhe bën apelin: Bëjeni të gjithë se të rinon dhe rigjeneron
Kryeministri Edi Rama ka dhuruar gjak në godinën qeveritare, një traditë tashmë e përvitshme.
Kreu i qeverisë ka bërë apel për sa më shumë dhurim gjaku, teksa u shpreh se jo vetëm jepet një kontribut i vyer, por edhe ndihmon në organizmin.
Kryeministri theksoi se dhurimi i gjakut të rinon dhe rigjeneron.
“Duhet të vendosësh veten në pozitën e atyre prindërve që kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd”, u shpreh Rama.
Fushata sensibilizuese për dhurimin e gjakut synon të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e dhurimeve vullnetare dhe ndikimin që kanë në përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe forcimin e ndjenjës së solidaritetit në shoqëri.
Rama: Është rritur numri i gjakdhënësve këtu, tanët apo po aq?
Kemi një rritje! Çunat më shumë
Gocat kanë aneminë nga cikli menstrual
Rama: Dy çuna janë, dhe një aty 3, unë nuk jam çun, jam plak. Jeni të informuar që kjo është pozitive të organizmin? Kjo të rinon, të rigjeneron, ndërrohet gjaku, pastrohet
Është e vërtetë, të mbron nga një sërë sëmundjesh
Rama: Përtej faktit që është kontribut shumë i vyer sepse duhet të vendosësh veten në pozitën e atyre prindërve që kanë fëmijët me këto nevoja, por përtej kësaj është dhe shumë zhvillim pozitiv për organizmin tënd
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
