Rama konfirmon 8 dhjetorin, si datën për mbajtjen e Kongresit të PS-së

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar të tijtë për mesazhet anonime që i nisin mbi vendimet që merr kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Vlorë, Edi Rama iu bëri thirrje mbështetësve që të mos e pyesin më pse Dredha merr në punë mbështetës të PD-së, pasi në administratë nuk duhet të ketë ndasi të tilla.
Sipas Ramës, nëse ata persona janë të aftë në punën dhe kontributin e tyre, atëherë nuk duhet të largohen nga puna për shkak të bindjeve të tyre politike.
Ndër të tjera, kryesocialisti njoftoi dhe 8 dhjetorin si datë për mbledhjen e kongresit të Partisë Socialiste.
Java e dytë e dhjetorit është e rëndësishme për socialistët. Në datë 8 dhjetor, ditë që përkon me ditën kombëtare të Rinisë, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, organi më i lartë vendimmarrës i partisë.
Në mbledhjen e Kon
gresit pritet të zgjidhet sekretariati i ri i PS, pasi u shkarkua në korrik nga Asambleja e Përgjithshme.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

