Rama në Korçë: Në '92 u votua PD-ja masivisht këtu për t'u ndarë me të shkuarën...

Kryeministri Rama ishte në takimin e radhës të fushatës elektorale në Korçë pasditen e sotme.
Në mitingun me gratë dhe vajzat e Korçës, Rama tha se zgjedhjet e 92-shit u votua masivisht PD-ja për tu ndarë me të shkuarën.
Edhe në këto zgjedhje, do vendoset nëse Shqipëria do shkojë në BE me PS-në apo në kënetë me bufin.
Rama: 11 maji nuk është takim elektoral mes partish. Është takimi i shqiptarëve me historinë. Kam parë çka ndodhur në mars 92 këtu. Kanë votuar masivisht PD. Nuk e kam pyetur Nikon, por ka votuar PD-në. Shumica dërrmuese e shqiptarëve që nuk kanë qenë me PD si simpatizantë, në 22 mars vajtën dhe votuan PD-në sepse ishte koha e duhur dhe momenti historik për të bërë një zgjedhje që i vinte kapakun një historie të shkuar. Aq e vërtetë sa 6 muaj më prapa në zgjedhjet vendore shumica votuan kundër PD-së.
Në 11 maj zgjedhja shumë e ngjashme. Mes interesit të një popullit të tërë dhe hallit të një njeriu të vetëm. Të mirës së përbashkët së një populli dhe një familje të vetme. Mes Shqipërisë në Europë apo me bufin e Kënetës në gropë. Kjo zgjedhje është e qartë se pse. Sot qysh nga rënia e komunizmit nuk mjaftohet të thotë një ditë do jenë pjesë e jona, por ka hapur derën të bëhemi pjesë në 2027. Kemi afat.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

