Rama nga Ankaraja: Volumin tregtar duhet ta rrisim në mbi 1 miliardë euro

20 Shkurt 2024, 19:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama nga Ankaraja: Volumin tregtar duhet ta rrisim në mbi 1 miliardë
Kryeministri Edi Rama tha gjatë konferencës për shtyp me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan se volumi tregtar mes dy vendeve duhet të kalojë shifrën e 1 miliardë eurove.

Jam shumë i kënaqur zoti president që vitin e shkuar, përveçse Shqipëria arriti një numër rekord mbi 10 mln turistë, numri i turistëve nga turqia u rrit me 30 përqind dhe shohim potencial të madh edhe në këtë aspekt. Jam i bindur që nuk mërziteni kur turistët turq nuk shkojnë në Antalia dhe jam i bindur se ministri juaj i turizmit do të nxisë investimet në fushën e turizmit pasi edhe këtë Turqia ka një nivel ekselence dhe patjetër që për ne investimet turke janë të mirëseardhura. Kemi arritur në shifrën e 3.7 miliardë eurove, por potenciali është shumë më tepër. Volumin tregtar duhet ta ngremë në mbi i miliardë euro. Do të propozoja të vinim një bast që t’i futeshit kësaj por bastet në Turqi janë të ndaluara, faleminderit shumë për lejet e drejtimit dhe shqiptarët do të lëvizin lirisht me lejet e tyre të drejtimit. Na i miratuat pas Gjermanisë por e mirëkuptojmë vonesën.”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se Erdogan ka një fokus të shtuar në rajonin e Ballkanit dhe kryesisht në dialogun mes Kosovës e Serbisë. Ai foli gjithashtu edhe për Gazën ku shprehu nevojën për armëpushi, të menjëhershëm ndërsa shtoi se Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e paqes në rajon.

Përtej të gjitha këtyre, si gjithmonë ka qenë nder dhe kënaqësi të dëgjoja presidentin për opinionet e tij mbi rajonin dhe situatën në zonat e konflikteve që kanë trazuar botën. E kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, për ecurinë e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe për dëshirën që progresi dhe paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta. Kemi ndarë me presidentin edhe opinionet mbi konfliktin në Ukrainë, e informova që në ditët e ardhshme së bashku me Zelenskyn do të zhvillojmë një samit të vendeve të Evropës juglindore, ku edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që pavarësisht axhendës, presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhjeje direkte nga zyra e tij me një mesazh. Ndajmë dhimbjen dhe shqetësimin për atë që po ndodh në Gaza. Ne jemi të bindur që është koha për një armëpushim që duhet lidhur me lirimin e pengjeve dhe duhet garantuar nga një forcë e përbashkët e 5 vendeve të Lindjes së Mesme dhe Turqisë. E kam ndarë me presidentin, Turqia është një aktor i pazëvendësueshëm në garantimin e së nesërmes për Gazën, dhe për Izraelin vetë së bashku me 5 vendet e tjera. Kjo zgjidhje kërkon garancitë e veta dhe një bashkim forcash i vendeve arabe me Turqinë”, shtoi Rama.

 

Po ndodh...