Rama: Opozita më nxori fotot nudo, por ku ma gjen se të rritet mbështetja!

6 Mars 2025, 10:39 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama: Opozita më nxori fotot nudo, por ku ma gjen se të rritet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në “Sy m’Sy” edhe për fotot nudo të tij që u bënë virale disa vite më parë. Ai shpjegoi se fotot i nxori opozita, duke menduar se do të dëmtonin imazhin e tij, por sipas Ramës, ato në fakt kanë rritur mbështetjen ndaj tij gjatë periudhës kur ai kandidoi për kryetar bashkie në Tiranë.

Opozita ma ka nxjerrë mua foton nudo dhe nuk është ashtu fare se ku ma gjen të më nxjerin foton nudo se në fund të fundit është foto jotja e ça ka këtu, ku është problemi, ndërkohë që dhe ma nxorën atëherë duke menduar se do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht. Unë në qejfin tim në punën time në një plazh nudistësh në plazh në fillim të viteve 90 në Francë, njeri i lirë që s’kisha asnjë detyrim ndaj askujt, as të kërkoja votën e askujt, nuk i kisha borxh askujt ma nxorën foton dhe atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë bum u rrit besimi, u rrit mbështetja. Ti je brenda në kënetë i gjithë.

Po ndodh...