Rama poston fotot nga Gjiri i Lalzit: E gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën të përzënë me duar në xhepa
23 Korrik 2025, 22:24 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama vijon me postimet nga aksioni i zhvilluar në territor mbi lirimin e hapësirave publike.
Së fundmi, ai ka ndarë foto nga bregdeti në Gjirin e Lalzit ku brenda ditës janë hequr shezllongjet që kishin zaptuar pjesën e dedikuar për hapësira publike.
“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!
Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.

Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

