Rama publikon pamje nga Fieri i transformuar

16 Mars 2022, 09:28 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama publikon pamje nga Fieri i transformuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga qyteti i Fierit.  “MIRËMËNGJES, dhe me sythet e pranverës në zemrën e Fierit, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Rehabilitimi i lumit Gjanica, një tjetër investim i qeverisë ka plotësuar mozaikun e ndryshimeve në Fier duke e transformuar në një ndër zonat më të gjelbra të qytetit.

Lirimi i hapësirave publike dhe aksesimi i drejtpërdrejtë i lumit; shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara në zonë, kryesisht përgjatë brigjeve të lumit dhe përgjatë rrugëve; sistemimi i infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore; konceptimi i disa minishesheve dhe akseve për të krijuar lidhje me parkun qendror të qytetit, i kanë dhënë qytetit një dimension të ri urban.

Po ndodh...

ide