Rama "shijon" avantazhin e madh/ Publikon video nga përgatitjet për Samitin e BE në Tiranë

Ndonëse nuk ka komentuar ende rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, kryesocialisti Rama shfaqjen e parë një ditë pas zgjedhjeve e bëri duke inspektuar organizimin për Samitin e BE në Tiranë, ditën e premte.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ambjentin ku pritet të mbahet ky samit.
"LIVE Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…" shkruan Rama
Ndërkohë, deri më tani janë numëruar 2116 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.
PS kryeson me 289,522 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 189,556 vota për momentin, ose 34.4%.
Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 21,872 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 18,356 vota.
Partia Mundësia ka marrë deri tani 14,773 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 7,179 të tilla.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


