Rama: Synojmë të sjellim në Shqipëri “Formula 1”
Kryeministri Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në edicionin e parë të panairit të makinave në Shqipëri, ku mes të tjerash tha se përmes këtij panairi do të krijoheshin vende të reja pune.
Ndër të tjera, Rama u shpreh tepër “ambicioz” duke thënë se në të ardhmen synohej që Shqipëria të organizonte një garë të “Formula 1”. Ndërkohë që u shpreh se vendi ynë nuk duhej të trembej nga një ëndërr si kjo pasi vetë panairi ishte organizuar në bashkëpunim me federatën që mbulon “Formula 1”.
Kryeministri, Edi Rama: Është një panair shumë i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë , ku gjen hapësirë edhe një mjeshtëri që ne duam të shtyjmë edhe më shumë në të ardhmen e afërt që të krijojmë më shumë hapësira dhe vende pune. Po ashtu përfitoj t’i ftoj ata që na ndjekin të vijnë ta vizitojnë këtë hapësirë sepse ka mundësi për të kënaqur fëmijë të të gjitha moshave.
Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë dhe ne do vazhdojmë më këmbëngulje punën për autoparkun e madh të Elbasanit, ku shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme të frymëzon. Nuk kemi pse të trembemi nga një garë si kjo. Është një projekt i bërë në bashkëpunim të ngushtë me federatën që mbulon Formula 1.
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128