Rama uron Erdogan shqip dhe turqisht: Urime për fitoren zoti President
"Zaferiniz için tebrikler Sayın Başkan", ka qenë ky urimi në gjuhën turke nga kryeministri i vendit Edi Rama, për të përgëzuar fitoren e këtij mandati të tretë në krye të presidencës në Turqi nga Erdogan. Sigurisht që fillimisht Rama e ka uruar përmes një postimi në rrjetin zyrtar në Facebook në gjuhën shqipe, por nuk ka mundur të mos t'a percjell urimin e tij dhe në gjuhën turke.
Kreu i qeverisë ka shkruar: “Urime për fitoren tuaj zoti President”. Rama, që është një aleat i ngushtë, por edhe mik i Erdogan e ka uruar këtë të fundit edhe në gjuhën turke.
Kujtojmë se Erdogan u zgjodh për herë të tretë si President i Turqisë.
Sipas rezultateve, të cilat ende nuk janë bërë zyrtare, Erdogan ka marrë më shumë se 52% të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu. Ky rezultat i jep Erdoganit një mandat të tretë historik për qeverisjen e Turqisë.
Sipas mediave në Turqi, ai ka falënderuar edhe mbështetësit e tij në një fjalim të shkurtër përpara tyre, ndërsa ka theksuar se me këtë fitore është “hapur dera e 'Shekullit të Turqisë'.
“Ju falenderoj përzemërsisht. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kombin tim që na dhuroi një ditë demokracie. Dëshiroj të falënderoj të gjithë qytetarët e mi që treguan vullnetin e tyre duke shkuar në kutinë e votimit. Falenderoj secilin që na besoi përgjegjësinë e qeverisjes për 5 vitet e ardhshme. Fitues të këtyre zgjedhjeve janë 85 milionë qytetarë turq. Sot ka fituar Turqia”, ka deklaruar Erdogan para mbështetësve të tij.
Ndërkohë, në Stamboll, me mijëra mbështetës të Erdogan janë organizuar dhe kanë nisur festimet./ Alfapress.al
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128