
Diversion?/ Rama zbulon takimin në Vlorë me 100 të rinj të PD-së: Nuk do falen socialistët që nuk u jep respektojnë!


Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, po mban një takim me kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 11 majit në Vlorë.
Ai tha se dje u takua me rreth 100 të rinj të PD-së, në një takim të organizuar nga Zamira Sina, ish-anëtare e PD-së dhe pjesëmarrëse në grevën e çadrës që u ngrit në mars 2017 para kryeministrisë. Ai u shpreh se këta të rinjsh të FRPD-së nuk kanë asnjë lidhje me “surratin e partisë politike të tyre në Tiranë”.
“Dje Zamira më ka bërë një surprizë që është një nga momentet më të veçanta të karrierrës time politike. Më ka ftuar dhe ulur në tryezë me rreth 100 vajza dhe djem të FRPD. Një ndjesi faji ndaj tyre nuk më është ndarë ndaj tyre. Ndjesa e fajit për faktin që ata pavarësisht se janë të rinj të angazhuar në një forcë politike, pavarësisht se ca kemi ne me atë forcë politike, pavarësisht se ajo forcë politike në Tiranë ka një surrat pa lidhje me djemtë dhe vajzat këtu më kanë vënë në pozitë të vështirë kur më kanë thënë si sillen përfaqësuesit e PS me ata që nuk i konsiderojnë pjesë të të njëjtës anë. Këto janë minimumi etik për një forcë politike si e jona. Dua që ne së bashku të jemi në një mendje që pas 11 majit duhet të vendosim tolerancë zero ndaj kujdo përfaqësuesi të PS që nuk i jep respekt dhe nuk i trajton në mënyrë të barabartë anëtarët e këtij komuniteti, aq më tepër për shkak të rreshtimit në një forcë tjetër politike.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë prezantimit të kandidatëve në Vlorë, duke theksuar se sipas tij, kandidatët janë një harmozim i eksperiencës dhe risive.
Rama tha se Vlora sipas tij është e përfaqësuar në të gjitha nivelet dhe komunitete.
"Unë besoj se, përtej çdo individi në vetvete, kjo skuadër ka një cilësi që nuk e ka pasur asnjëherë më parë asnjë skuadër e qarkut të Vlorës. Besoj se është një cilësi që e reflektojnë edhe skuadrat e qarqeve të tjera, por këtu në Vlorë, në mënyrë specifike, ekziston një harmonizim i shkëlqyer mes ambicies sonë, qëllimeve tona dhe shoqërisë së përbërë nga komunitete, prejardhje dhe opinione jo gjithmonë të njëjta.
Unë besoj se me këtë skuadër i japim Vlorës një ofertë që nuk ia kemi dhënë më parë. Me këtë skuadër japim edhe një mesazh të qartë: askush nuk duhet të ndihet i papërfaqësuar, por mbi të gjitha as i papërfillur.
Në këtë sens, mendoj se harmonizimi i karaktereve, figurave dhe eksperiencës është mëse i arrirë. Këtu është në radhë të parë merita jote (për Çuçin), ke bërë një përzgjedhje të kujdesshme dhe ke kapërcyer barrierat e socialistëve këtu.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që, në një skuadër, kemi eksperiencën që përfaqësohet nga Damiani, nga Vullneti, por edhe nga ti vetë. Po ashtu, kemi risitë që vijnë nga nivelet e larta të PS-së, kam parasysh Piron këtu, si edhe komunitetin që përfaqësohet nga socialistët “24 karat”, si dhe nga disa vajza dhe gra që vijnë qoftë nga ajo pjesë e shoqërisë që nuk i kanë sytë mbyllur për Partinë Socialiste. Siç është Eriona, madje, me sytë më të hapur se ç’duhet, të bardhë si dylbi pirati apo Ina dhe Tesi. Megjithatë, Tesi është një risi, që vjen nga një territor i ndarë nga Vlora, për shkak të studimeve në SHBA"- tha ai.
Kandidatët e qarkut të Vlorës
Bledi Çuçi
Zamira Sina
Erjona Ismaili, ish gazetare, koordinatore në projektin zvicerian të bashkive të forta
Pirro Vengu, aktualisht ministër i Mbrojtjes
Vasil Llajo, përfaqësues i minoritetit grek, Sarandë
Ardit Bido, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit, Sarandë
Gjergji Mërkuri, mësues, Sarandë
Ina Majko, përfaqësuese e komunitetit rom, Sarandë
Vullnet Sina, deputet aktual, Vlorë
Evis Allushi, Vlorë
Klevis Kaso, nënkryetar i Bashkisë Vlorë
Brunilda Mersini, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Vlorës
Briseda Çakëri, Vlorë
Mjaftesa Sulaj, Vlorë
Endi Hysenaj, drejtor i AKU-së në Vlorë, përfaqësues i komunitetit çam
Damian Gjiknuri

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128